Shqiptari bën seks me 12-vjeçaren që iki nga shtëpia, thotë se nuk e dinte që e kap ligji!

Kronikë e zezë

Shqiptari bën seks me 12-vjeçaren që iki nga shtëpia, thotë se nuk e dinte që e kap ligji!

Më: 21 janar 2017 Në ora: 20:36
Ilustrim

Studenti shqiptar i arrestuar pasi u kap në hotel me një vajzë 12 vjeçare – e cila pranoi se kishin kryer marrëdhënie seksuale – ka befasuar me dëshminë e tij në polici. Ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të faktit se “marrëdhëniet seksuale, qoftë edhe me dëshirë, me vajza nën 18-vjeçe, përbëjnë vepër penale”.

Burime për Panoramën bëjnë me dije pjesë nga dëshmia e tij në polici.

“Ne ishim takuar disa herë. Vajza kishte vetë dëshirë. Unë i kërkova të takoheshim për të kryer marrëdhënie seksuale dhe ajo pranoi. Nuk kam bërë asgjë kundër dëshirës së saj”, ka thënë djali.

I riu u arrestua pasi u kap bashkë me vajzën e mitur në hotel, pas alarmit të dhënë nga e ëma e vajzës, e cila denoncoi se ajo i ishte larguar nga banesa që më 15 janar.

Ajo dha alarmin kur gjeti telefonin e vajzës, telefon për të cilën ajo nuk kishte dijeni, dhe gjeti aty mesazhe dhe thirrje të shumta nga një person që vajza e kishte shënuar me emrin “papagalli”.

Vajza u gjet më 18 janar, në një hotel ku kishte qëndruar prej dy ditësh, ndërsa ditën e tretë çifti e ka kaluar në një hotel te “Rruga e Kavajës” në Tiranë.

Burimet nga policia tregojnë se në këtë vend vajza është abuzuar seksualisht nga studenti, fakt që është konfirmuar nga të dyja palët, edhe pse pretendojnë se gjithçka ka ndodhur me dëshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat