Lushnjë, arrestohet 32-vjeçari me 43 kg drogë

Kronikë e zezë

Lushnjë, arrestohet 32-vjeçari me 43 kg drogë

Më: 22 janar 2017 Në ora: 10:17
Ilustrim

Një person ra në prangat e policisë si dhe iu sekuestrua rreth 43 kg kanabis sativa, gjatë një operacioni antidrogë të Policisë së Lushnjës dhe asaj të Fierit.

Si rezultat i operacionit “Savra” u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Begaj, 32 vjeç, banues në fshatin Cerkovinë, Vlorë. Gjatë mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur si “Rotondua e Savrës”, Lushnjë, u krye një kontroll ndaj një mjeti “Volsvagen” me targa AA 488 HL, që drejtohej nga shtetasi Arben Begaj.

Këtij të fundit i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 43 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte e destinuar për t'u trafikuar jashtë vendit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafik të lëndëve narkotike” i mbetur në tentativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat