Marrje ryshfeti në pikën kufitare

Kronikë e zezë

Marrje ryshfeti në pikën kufitare

Më: 22 janar 2017 Në ora: 13:29
ilustrim

Policia ka gjetur tek i dyshuari kartëmonedhën 20 frangëshe, që dyshohet se ia ka marrë ryshfet viktimës.

Policia e Kosovës njofton për një rast të dyshuar të marrjes së ryshfetit në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar dje rreth orës 13:10.

Në raportin e përditshëm policor thuhet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar dyshohet se nga viktima mashkull K-Shqiptar, kishte kërkuar 20 € ryshfet, ndërsa viktima i kishte dhënë 20 CHF (franga zvicerane).

Njësitet policore në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një kartëmonedhë prej 20 CHF që dyshohet se i dyshuari e kishte marrë nga viktima.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat