Itali - “Plakush, të hedhim në kosh copa-copa”, italiani 6 plumba vëllezërve shqiptarë

Kronikë e zezë

Itali - “Plakush, të hedhim në kosh copa-copa”, italiani 6 plumba vëllezërve shqiptarë

Më: 22 janar 2017 Në ora: 13:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy vëllezër shqiptarë u qëlluan me plumba nga një i moshuar italian, për arsye ende të panjohura plotësisht.

Mario Boçi ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa vëllai i tij, Altin Boçi nuk ka pësuar dëmtime. Ata janë qëlluar me armë nga Marino Triboti.

“Unë jam qiramarrës i banesës dhe nuk e njohur Marino Tribotin. Më ka ndodhur të jem në zonë dhe nuk e kuptoj pse ai më qëlloi mua”, ka deklaruar Mario Boçi për mediat lokale, një ditë pas ngjarjes, ndërsa ndodhet i shtruar në spital.

Image

Burri italian ka përfunduar në burg dhe ndodhet në pritje të vendimit të gjykatës të hënën e ardhshme.

Policia e Sanremos që po kryen hetimet, ka zbuluar se shqiptarët e kishin ofenduar 73 vjeçarin.

“Plak m…do të të bëjmë copa dhe do të të hedhim në koshin e plehrave”, mësohet t’i kenë thënë shqiptarët autorit të ngjarjes.

Pas kësaj, ai ka qëlluar në drejtim të vëllezërve, duhet plagosur njërin prej tyre, i cili do të qëndrojë për 20 ditë në spitalin e Sanremos.  

Image

Policia ka zbuluar gjithashtu se në banesën e Tribotit jetonin me qira të afërmve të vëllezërve dhe këta të fundit i kanë deklaruar se nuk do t’i jepnin paratë.

“Largohu, se nuk ke para”, mësohet t’i kenë thënë gjithashtu vëllezërit pasi u takuan në oborrin e shtëpisë (në foto). Më pas, i moshuar i ka qëlluar ata me 6 plumba pistolete të kalibrit 7.65 mm. Një nga plumbat goditi krahun e majtë 35-vjeçarit Mario Boci. Policia beson se pas konfliktit qëndron mos pagesa e qirasë së banesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat