Marihuanë në gjepa, arrestohen 4 meshkuj dhe një femër e mitur

Kronikë e zezë

Marihuanë në gjepa, arrestohen 4 meshkuj dhe një femër e mitur

Më: 22 janar 2017 Në ora: 15:38
ilustrim

Dy meshkuj dhe një femër e mitur janë arrestuar në rrugën “Migjeni”, në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit, tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pasi janë  intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, dy të tjerë janë arrestuar në fshatin Malishevë të Gjilanit, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilin udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar 3.785 kg substancë e dyshuar e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi janë intervistuar, dërgohen në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat