Drenicaku plagos me armë zjarri vëllain e gruas

Kronikë e zezë

Drenicaku plagos me armë zjarri vëllain e gruas

Më: 23 janar 2017 Në ora: 11:42
Ilustrim

Një person nga Drenasi për arsye të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të gruas dhe më pas i dyshuari me një veturë Mercedes është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat