Durrës, makina përplas këmbësoren

Kronikë e zezë

Durrës, makina përplas këmbësoren

Më: 23 janar 2017 Në ora: 13:52
Ilustrim

Një grua ka humbur jetën pas është përplasur nga një automjet në Durrës. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Shkozet-Plepa, në vendin e quajtur “Mbikalimi i trenit”.

Shoferi Izmir Halili, 22 vjeç duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka përplasur këmbësoren Z. M., 72 vjeç banuese në plazh.

Policia ka deklaruar se ajo ka qenë duke kaluar karrexhatën nga një krah në tjetrin.

Sipas burimeve policore, e moshuara ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Ndërkohë Halili është arrestuar në akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat