Karabinierët e Abano Terme në Itali kanë arrestuar një 51-vjeçar shqiptar për vrasje të mbetur në tentativë.
Mbrëmjen e djeshme 51-vjeçari sulmoi me thikë një bashkëkombas të tij në një supermarket në zonën e quajtur Montegrotto.
Ai e sulmoi patriotit disa herë me thikë buke duke i shkaktuar plagë të rënda, raportojnë mediat italiane.
Menjëherë pas sulmit, 51-vjeçari shkoi në shtëpi, ku dhe u bë i mundur arrestimi nga karabinierët.
Ndërkohë viktima u dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjik. Arsyet që e shtynë shqiptarin të masakronte me thikë bashkëkombasin ishte se 51-vjeçari dyshonte për një marrëdhënie të fshehtë mes viktimës dhe gruas së tij.