Paraburgim dhëndrit që plagosi mikun në Komoran

Kronikë e zezë

Paraburgim dhëndrit që plagosi mikun në Komoran

Më: 24 janar 2017 Në ora: 21:31
ilustrim

R.A. më 22 janar plagosi vëllain e gruas në Komoran.

Një muaj paraburgim është masa e sigurisë e vendosur ndaj të pandehurit R.A., i cili dyshohet se plagosi mikun e tij.

Kështu, gjyqtari i procedurës paraprake miratoi kërkesën e prokurorit.

Sipas kërkesës së prokurorit për caktimin e paraburgimit, R.A. më 22 janar të këtij viti rreth orës 20:10 në Komoran të Drenasit ka shkuar te shtëpia e babait të gruas së tij, Q.K. dhe ka biseduar me të rreth raporteve familjare.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, pas një fjalosjeje të shkurtër, kur Q.K. është nisur në drejtim të shtëpisë së tij, ka dëgjuar dy apo tri të shtëna dhe ka parë që djali i tij F.K. kishte mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar të nesërmen në mëngjes në një restorant në Sllatinë.

Prokuroria pretendon se i dyshuari ka kryer veprën penale të tentim-vrasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat