Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku

Më: 25 janar 2017 Në ora: 19:20
ilustrim

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Ferizaj. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra Golf dhe tjetra Mercedes.

“Si pasojë e goditjes, vozitësi i veturës Golf, shqiptar, shtetas i Kosovës, pëson lëndime të rënda dhe me urgjencë është dërguar me ambulancën e fshatit Pozhoran, ku mjeku kujdestar vetëm se ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Hashani.

Sipas tij, edhe dy persona tjerë, të lënduar në këtë aksident, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion në institutin mjeko-ligjor në Prishtinë. Njësiti për hetimin e aksidenteve është duke u marrë ende me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat