Shkodër, grabitet një shpërndarës picash, i marrin xhiron ditore

Kronikë e zezë

Shkodër, grabitet një shpërndarës picash, i marrin xhiron ditore

Më: 25 janar 2017 Në ora: 22:10
Ilustrim

Një grabitje ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa një shpërndarësi picash i kanë marrë xhiron ditore në zonën e Bardhajt.

Grabitja u bë nga persona të paidentifikuar që u futën në piceri.

Shuma e grabitur dyshohet tek 30 mijë lekë të reja, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.              

Informacion Paraprak i Policisë

Më datë 25.01.2017 rreth orës 20:45, njoftohemi nga shtetasi me iniciale E.J. , se në afërsi të "Varrezave të Dëshmorëve", në Shkodër, është grabitur nga 2 shtetas të paidentifikuar.
 
I dëmtuari E.J. , punonjës i një picerie në Shkodër, deklaron se ka qënë duke shpërndarë pica me motorçikletë dhe 2 shtetas i kanë prerë rrugën, ku dyshohet se e kanë grabitur, duke i marrë motorçikletën, celularin dhe portofolin me një shumë lekësh që kishte me vete.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës përreth, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat