Tiranë, sekuestrohet 1 kg kokainë; 2 në pranga

Kronikë e zezë

Tiranë, sekuestrohet 1 kg kokainë; 2 në pranga

Më: 26 janar 2017 Në ora: 10:50
Kokainë

Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 1 kg kokainë dhe ka arrestuar dy shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë 49-vjeçari Gjergji Gjinaj dhe 53-vjeçari Ismail Alushi, të dy banues në Tiranë. Në kërkim është shpallur 41-vjeçari A.K.

Këta persona dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së kokainës dhe heroinës, në zona të ndryshme të Tiranës.

Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat