I shkrep revolja aksidentalisht, lëndon vetën e shokun

Kronikë e zezë

I shkrep revolja aksidentalisht, lëndon vetën e shokun

Më: 27 janar 2017 Në ora: 11:01
Ilustrim

Në rrethana ende të panjohura plotësisht një person ka lënduar vetën dhe një tjetër njeri pasi ka shkrepur aksidentalisht revolen, e cila dyshohet të jetë e tipit “Ekol”.

Në njoftimin e policisë ky rast, që ka ndodhur të enjten në Prishtinë, nuk sqarohet tutje, pos që thuhet se policia ka konfiskuar armën, e cila nuk dihet në ishte me leje, apo jo.

Të lënduarit më pas  janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kanë lëndime të lehta.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat