Mbyllet lokali i drogës në Prishtinë, arrestohen 13 persona

Kronikë e zezë

Mbyllet lokali i drogës në Prishtinë, arrestohen 13 persona

Më: 28 janar 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në një lokal nate i cili gjendet në Prishtinë, ku janë arrestuar trembëdhjetë persona të dyshuar, dymbëdhjetë prej tyre për posedim të paautorizuar të narkotikeve, ndërsa njëri i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga organet e drejtësisë.

Personat e arrestuar të cilët janë gjetur nen posedim të substancave narkotike janë;

“ A. B,  i janë gjetur dhe konfiskuar  0.8 grame marihuane, A. H,  i janë gjetur dhe konfiskuar  4.2 grame marihuane, G. B,   i janë gjetur dhe konfiskuar  3  tableta  me peshë  1.0 grame ekstazi, K.  E,  i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane, T. Xh,  i janë gjetur dhe konfiskuar 2.4  grame marihuane, V. B. (femër) i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane, Sh. K,  i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane, B.  E,  i janë gjetur dhe konfiskuar   7.9 grame marihuane, L.  I,   i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane, I.  H, i janë gjetur dhe konfiskuar  10  mml GHB, A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar  0.5 grame Kokaine, N. K, i janë gjetur dhe konfiskuar  1.0 grame marihuane”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Pas kontrollimit të personave dhe lokalit, në pjesë të ndryshme të lokalit janë gjetur 10 tableta me peshë  6.1 grame eksatazi, 7 qese me peshë prej   6.0 kokainë dhe 5 qese me  peshë  4.7 grame marihuane.

Gjithashtu është arrestuar  edhe personi E. K.  viti i lindjes 1993, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë .

Me urdhër të prokurorit kompetent të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, përveç të dyshuarit të kërkuar me urdhër arrest, kurse me vendim të Inspektoratit lokali është mbyllur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat