Sarandë, kapet droga e fshehur në serbatorin e makinës, 2 të arrestuar

Kronikë e zezë

Sarandë, kapet droga e fshehur në serbatorin e makinës, 2 të arrestuar

Më: 29 janar 2017 Në ora: 19:18
Pamje nga videoja

Dy persona janë arrestuar në Qafë Botë pasi u kapën me një sasi prej 45 kilogramë kanabis sativa në tentativë për ta trafikuar. Sipas policisë droga ishte fshehur në serbatorin e makinës dhe ishte ndarë në 39 pako.

“Më datë 29.01.2017, rreth orës 08:30, në Pikën Kufitarë të Kalimit Qafë -Bot Sarandë, u konstatua një automjet me qëllim daljen nga Republika e Shqipërisë, në të cilin u dyshua se po transportonte lëndë narkotike. Nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kyfitare në automjetin tip Benz-Mercedes, me targë AA 314 PR, me drejtues dhe në pronësi të shtetasit Miri Hamata dhe me pasagjerë shtetasin Vilson Lamka, Policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 45 kg (kilogram), e dyshuar si Cannabis Sattiva.”

Lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e këtij automjeti, në pjesën e serbatorit, futur nën një llamarinë të salduar posacërisht për fshehjen e saj, e ndarë në 39 pako të mbështjella me natriban dhe plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Të arrestuarit janë: 

1- Miri Hamata, 28 vjeç, banues në Çukë, Sarandë.

2- Vilson Lamka, 30 vjeç, banues në Damatat, Delvinë.

Materialet do ti dërgohen Prokurorisë në ngarkim të tyre, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat