Plagoset një person në Gjilan

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Gjilan

Më: 31 janar 2017 Në ora: 10:21
Ilustrim

Në Gjilan mbrëmë është arrestuar një person pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas policisë, viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

“Njësiti i hetimeve  ka intervistuar edhe një të dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe sipas tij  deri te plagosja ka ardhur pasi që i dyshuari  duke manovruar me armë  aksidentalisht ka shkrepur arma dhe e ka goditur viktimën”

” Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm e cila dyshohet të jetë shkrepur nga   arma e llojit “Ekol Tuna “ e cila është konfiskuar”

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe  me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat