Një nxënës nga Ferizaj është sulmuar me thikë nga një nxënës tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Kaqiku”, ku sipas Policisë viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti pas një përleshje, është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari, nxënës në një shkollë.
Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.