Prizrenasi 81-vjeç arrestohet për prostitucion

Kronikë e zezë

Prizrenasi 81-vjeç arrestohet për prostitucion

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 18:13
Prizren

Në mesin e tre të arrestuarve për prostitucion është edhe një mashkull i lindur më 1936.

Në një operacion të ndërmarrë sot nga Policia në Prizren janë arrestuar tre persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe veprës kundërvajtëse “marrje me prostitucion”.

Personat e arrestuar janë: N.C., mashkull i lindur në vitin 1936, R.G., mashkull i lindur në vitin 1962 dhe S.K., femër e lindur më 1974.

Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prizren  dhe me vendim të tij tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në një njoftim të saj, Policia tregon se në bashkëpunim me Inspektorët e Komunës së Prizrenit është bërë një kontroll në lokalin ku punojnë të dyshuarit N.C. dhe S.K., përderisa me vendim të Inspektoratit lokali mbyllet për afat të pacaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat