Të mërkurën rreth orës 16.25 në Heford ka ndodhur një përleshje e rëndë mes një shtetasi nga Maqedonia (21) dhe një serbi (24), shkruan tag24.de. Në rrugën Saarstraße 21 vjeçari nxori thikën dhe e qëlloi 24 vjeçarin në shpatull, por ndërhyrja e shpejtë e forcave policore dhe ambulancës evituan rastin më të keq, përcjell botasot.info. Shtetasi nga Maqedonia u arrestua dhe i është shqiptuar masa e arrestit me burg. Serbi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë.
Hetimet për ngjarjen ndiqen nga 14 persona./Bota sot