Kërcënon gruan me gërshërë në dorë, vajza e mitur telefonon policinë

Kronikë e zezë

Kërcënon gruan me gërshërë në dorë, vajza e mitur telefonon policinë

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 09:27
Ilustrim

Një 39-vjeçar në Garfagnana të Italisë është arrestuar pas një telefonatë të bërë në polici nga vajza e tij 12-vjeçare, e cila përballej çdo ditë me dhunën dhe kërcënimet e të atit.

Karabinierët mbërritën në banesën e familjes dhe gjetën shqiptarin e dehur, i cili kishte në dorë një palë gërshërë dhe një kaçavidë dhe kërcënonte bashkëshorten e tij, raportojnë sot mediat lokale.

Gruaja italiane tha se i shoqi ushtronte dhunë ndaj saj dhe fëmijëve të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat