Aksidenti tragjik në Itali, ja kush është shqiptari i vdekur nga Kosova

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik në Itali, ja kush është shqiptari i vdekur nga Kosova

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 18:39
Ilustrim

(E plotësuar) - Një shqiptar nga Kosova ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Solagna të Italisë.

Viktima është Sherif Paçarizi, 48-vjeç, raporton “Corriere Della Sera”.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy shqiptarë të tjerë, por që raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Të tre udhëtonin me një automjet.

Tragjike! Familja shqiptare përfshihet në aksidentin me vdekje

Një 50-vjeçar shqiptar, me banim në Istrana të Treviso-s (Itali) ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Solagna, raportojnë mediat lokale. Një kamion është përplasur me një mikrobus “Volkwagen Sharan”.

Në mjetin tip “Volkwagen” ndodheshin tre burra shqiptarë nga Kosova, dy vëllezër dhe kunati i tyre. Ata ishin nisur nga Dusseldorf i Gjermanisë për në Treviso.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak se shoferi, 55-vjeç, tashmë në hetim për vrasje aksidentale, është përgjumur, raportojnë mediat lokale.

Mjeti me të cilin udhëtonin shqiptarit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tabelë rrugore, e më pas është futur në korsinë e kundërt ku është përplasur me një kamion-cisternë që transportonte karburant. Për fat, nuk ka ndodhur ndonjë shpërthim, megjithatë, mjeti është përplasur sërish me një gardh.

Pasagjeri që gjendej në pjesën e pasme të mjetit ka fluturuar nga dritarja për shkak të forcës së përplasjes dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Shoferi dhe pasagjeri tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital. Raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat