Transportonte drogë me autobusin Tiranë-Elbasan, arrestohet 25-vjeçari

Kronikë e zezë

Transportonte drogë me autobusin Tiranë-Elbasan, arrestohet 25-vjeçari

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 08:57
Droga e sekuestruar

Një linjë e trafikut të drogës që dyshohej se bëhej prej disa kohësh me autobusin Tiranë-Elbasan është shkatërruar mbrëmjen e djeshme.

Pas arrestimit Policia e Elbasanit ka bërë publike detaje në lidhje me këtë operacion që është koduar me emrin “Udhëtari”.

Në flagrancë është arrestuar Ermir Skurajt, 25 vjeç banues në fshatin Pishkash të Librazhdit.

Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Elbasan-Tiranë , në bagazhin e autobusit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 2 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kanabis sativa.

Pas hetimeve të para të bëra nga policia rezultoi se lënda narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit të lartpërmendur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat