Godet me veturë 3 këmbësorë, njëri vdes në vend

Kronikë e zezë

Godet me veturë 3 këmbësorë, njëri vdes në vend

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 13:38
ilustrim

Policia thotë se aksidenti, të cilin e ka shkaktuar një shtetas i Shqipërisë, është rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Një aksident komunikacioni me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:35 në fshatin Korroticë të Drenasit.

Sipas Policisë, është arrestuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë,  pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij me targa te Shqipërisë, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet tre këmbësorë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej viktimave ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët dërgohen në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat