Greqia është tronditur këto ditë nga vrasja me armë zjarri e një çifti shqiptarësh brenda në banesën e tyre.
Mediat greke kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës së familjes shqiptare, e cila ka rrëfyer përpara hetuesve momentin e tmerrit kur pa me sytë e saj vrasjen e nënës 50-vjeçare, babait, 53-vjeçar, që humbi jetën sot në spital.
“Ne nuk prisnin njeri në shtëpi, kështu që ishim të gjithë në gjumë” ka nisur rrëëfimin e saj 17-vjeçarja
Më pas ajo ka treguar për policinë se nuk ka mundur të shohë fytyrën e autorëve pasi ishin të maskuar. Por vajza shtoi se kishte dëgjuar zërat e lartë të autorëve, që flisnin në shqip dhe kërkonin “paratë, paratë”.
“Ata ishin me maskë, kur ata u futën në dhomën e gjumit të prindërve, unë u fsheha në dhomën time dhe njoftova policinë” ka thënë ajo.