Plagosje me armë zjarri në Kavajë

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Kavajë

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 10:08
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarr ka ndodhur mëngjesin e ditë së sotme në Kavajë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në rrugën "Andi Dervishi", ku është plagosur me armë zjarri, A. K., 30 vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai është dërguar në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, specialistët e Komisaraitit të Kavajës kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit vetëm 30 minuta pas ngjarjes.

Mësohet se autori i plagosjes është Eduart Kollcaku, 34 vjeç, ku ai është prangosur dhe në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, tip "TT", model 56, me një krehër dhe 3 fishekë.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat