Britani - “Shqiptari vrau çiftin e të moshuarve sepse ata ishin milionerë”

Kronikë e zezë

Britani - “Shqiptari vrau çiftin e të moshuarve sepse ata ishin milionerë”

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 21:11
Ali Qazimaj

Shqiptari 43 vjeçar i akuzuar për vrasjen e një çifti pensionistësh në Suffolk të Britanisë ka kryer edhe një kontratë vrasjeje në Serbi, është dëgjuar të thuhet në gjykatë.

I pandehuri, Ali  Qazimaj, i cili pretendon se quhet Vital Dapi, është ekstraduar nga Luksemburgu për në Britani në lidhje me vrasjen e dyfishtë.

Trupi i gruas së moshuar nuk është gjetur ende. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Weybread në Suffolk, më 3 qershor 2016. Policia vazhdon ende kërkimet për trupin e të moshuarës, e cila dyshohet se është zhdukur në pyll nga autori. Burri është akuzuar për vrasjen e çiftit, pasi u tha se ata ishin milionerë.

Karim Khalil nga Gjykata e Ipswich tha se i pandehuri mohon të ketë këtë emër, por se pretendimi i tij është thjesht gënjeshtër.

“Në zemër të këtij rasti është një mosmarrëveshje në lidhje me identifikimin. Ne themi se Ali Qazimaj vrau këta dy persona. I pandehuri mohon të qenit Ali Qazimaj. Ai pretendon të jetë një njeri i quajtur Vital Dapi. Ne themi se është thjesht një gënjeshtër”, tha ai cituar nga Daily Mail.

I pandehuri ka jetuar dikur në Essex dhe aktualisht pa vendbanim të caktuar, po ndihmohet në procesin gjyqësor nga një përkthyes shqiptar për shkak se ai nuk e njeh mirë anglishten dhe procedurat ligjore.

“Sipas Sidney Paxman, ai (i pandehuri) i tha atij se kishte qenë në Serbi dhe në kthim, ka thënë kishte kryer një vrasje me kontratë,” tha zoti Khalil./oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat