Italiani mbyt me shall prostitutën shqiptare dhe e hedh në fushë

Kronikë e zezë

Italiani mbyt me shall prostitutën shqiptare dhe e hedh në fushë

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 12:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Maurizio Minghella, vrasësi serial është rikthyer në sallën e gjyqit pas dymbëdhjetë viteve kur mori vendimin përfundimtar për të mbrojtur veten edhe një herë për akuzat e vrasjes.

Maurizio Minghella, vrasësi i cili në Pavia është duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata në total me 131 vjet burg, do të përgjigjet për krimin e tetë të kryer në mes viteve 1978 dhe 2001, i katërti në zonën e Torineses.

Viktima e fundit për të cilën ai do të përgjigjet, është një prostitutë nga Shqipëria.

Ajo është Floreta Islami, një shqiptare e lindur në Vlorë në vitin 1969, e cila u gjet e vdekur më 14 shkurt 1998, në fushat e Rivolit. 

Viktima e cila ishte 29 vjeçe, u mbyt me një shall në Tornino, 19 vite më parë (14 shkurt 1998).

Shtatëmbëdhjetë vjet pas krimit u zbulua ADN e autorit, Minghella.

Zbulimi erdhi pasi në pambukun e shallit u gjet mbetje biologjike të Minghella-s dhe kjo u zbulua nga analizat mjeko-ligjore që çuan në identifikimin e profilit gjenetik të vrasësit që rezultoi se ishte Minghella.

Vrasësi serial frekuentonte zonën e Rivoli-t në Torino ku dilnin prostitutat në rrugë dhe hetuesit në Torino kanë zbuluar deri tani se ai ka vrarë tre prostituta.

Hetimi për vrasje, u arkivua për herë të parë në vitin 1998, një i dytë në vitin 2004, dhe është rihapur në vitin 2014.
Në muajt e fundit prokurori Roberto Sparagna ka ngritur aktakuzën kundër vrasësit serial xhenovez.

Një seancë gjyqërore paraprake është planifikuar për më 20 shkurt. Aty pritet të dëgjohet edhe rrëfimi i autorit, si dhe pse e vrau shqiptaren e cila punonte si prostitutë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat