“Mami nuk ndihet mirë, mos ka vdekur?”

Kronikë e zezë

“Mami nuk ndihet mirë, mos ka vdekur?”

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 22:58
Chantelle Putman

Chantelle Putman u gjet e pajetë në banesë pasi kishte kaluar mbi overdozë. Gruaja 31 vjecare, prej më shumë se 10 vitesh kishte probleme me drogën, pavarësisht se ishte shtruar të paktën 2 herë në klinikë rehabilitimi nga prindërit e saj.

Historia tragjike e nënës së dy fëmijëve u soll në vëmendje pasi vdekja e saj po hetohet për shkak se babai i saj pretendon se i dashuri i 31 vjecares e furnizonte atë me drogë.

Nëntorin e shkuar, pasi premtoi se do ta linte të dashurin përgjithmonë, nëna e dy fëmijëve kishte dalë me të një ditë në bregdet, shkruan The Sun.

Image

Kur u kthye në shtëpi, 31 vjecarja ra në koma, pasi konsumoi heroinë e verë, ndërkohë që fëmijët e saj, vajza 4 vjecare dhe djali 3 vjec, flinin gjumë.

Ajo u gjet e pa jetë mesditën e së nesërmes nga prindërit e saj. Kur ndihma e shpejtë mbërriti në banesën e gruas, u përballën me vajzën e saj të vogël e cila u tha: “Mami im nuk ndihet mirë, mos ka vdekur?”

Autoritetet arrestuan partnerin e saj dhe ai po përballet me drejtësinë pasi akuzohet si furnizuesi i Chantelle Putman me drogë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat