Vrau 18-vjeçarin për të dashurën, 12 vite burg për Fabian Mucollaci

Kronikë e zezë

Vrau 18-vjeçarin për të dashurën, 12 vite burg për Fabian Mucollaci

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 11:02
Vrau 18-vjeçarin për të dashurën, 12 vite burg për Fabian Mucollaci

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Fabian Mucollaci.

I riu do të vuajë dënimin për vrasjen e ndodhur në 20 shtator në një prej lokaleve në qendër të qytetit të Pogradecit, ku mbeti i vrarë Fabio Hila.

Ngjarja është regjistruar në një pikë bastesh në rrugën “Rinia”, teksa dy adoleshentët, të cilët ishin grindur një ditë më parë në rrjetin social, janë përballur me njëri-tjetrin, ku Fabian Muçollari nga fshati Vërdovë qëlloi me armë automatike në drejtim të Fabio Hilës, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Fillimisht, ata kanë pasur një konflikt verbal mes njëri-tjetrit, ndërsa Muçollari i ka kërkuar Hilës që ta priste sërish në lokal pak minuta, sa të kthehej ai, për t’u sqaruar plotësisht.

Më pas, autori është rikthyer i armatosur dhe ka qëlluar një herë në ajër, duke i detyruar të gjithë personat e pranishëm që të dilnin jashtë. 18-vjeçari u përpoq të fshihej pas banakut për t’u shpëtuar plumbave, por ishte e kotë.

Muçollari ka qëlluar në drejtim të viktimës dhe është larguar, duke përfunduar në pranga teksa përpiqej t’i fshihej policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat