Reagon bashkëshorti i Ermirës pas vrasjes së saj nga i dashuri, i nevrikosur dhe i ashpër në Facebook

Kronikë e zezë

Reagon bashkëshorti i Ermirës pas vrasjes së saj nga i dashuri, i nevrikosur dhe i ashpër në Facebook

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 12:31
Reagon bashkëshorti i Ermirës pas vrasjes së saj nga i dashuri

Ngjarja që ndodhi dy ditë më parë në Fier, ku Drini Derveni qëlloi me armë të dashurën e tij Ermira Dushin, nënën e një vajze 5 vjeçare, pastaj u vetëvra brenda makinës ka shkaktuar shumë debat.

Konflikti mes dy personave, Drinit dhe Ermirës, mesa duket ka lindur pasi dyshohej se kjo e fundit ishte shtatzënë. Hetimorët kanë ngritur dyshime se 29-vjeçarja mund të ketë qenë shtatzënë me të dashurin e saj, Drini Derveni, dhe se ky i fundit i ka kërkuar të abortonte, pasi ai ishte baba i dy fëmijëve. Tjetër pistë e dyshuar është shtatzënia e Ermira Dushit me të shoqin. Për këtë shkak ajo i ka kërkuar ndarjen 32-vjeçarit, por ai nuk e ka pranuar këtë.

Image

Reagon bashkëshorti në Facebook

Bashkëshorti i Ermirës nuk e dinte fillimisht se çfarë kishte ndodhur ndaj ishte nisur menjëherë nga Greqia së bashku me familjarët e tij për në Shqipëri. Por, kur mësoi të vërtetën ai ka reaguar shumë ashpër. A. Dushi ka mohuar tërheqjen e trupit të bashkëshortes dhe varrimin e saj. Sipas burimeve, ai nuk ka shkuar as në ceremoninë mortore në Ngurrëz dhe është distancuar nga të gjitha obligimet e familjes së saj, ndërsa vajza po qëndron me të. Reagimi ka ardhur edhe në Facebook, ditën që ndodhi ngjarja JOQ pa se në profilin e tij ndodheshin të gjitha fotot e lumtura familjare, ku Dushi së bashku me Ermirën kishin dalë në ditën e martesës së tyre apo edhe me vajzën 5-vjeçare, ndërsa sot ai i ka fshirë të gjitha fotot e saj. Në facebook ka mbajtur vetëm fotot e vajzës, ndërsa komentet e Ermirës, e cila u shpreh dashurinë në foto vazhdojnë që të qëndrojnë.

Pasi janë kryer veprimet procedurale, trupin e Drini Dervenit e kanë tërhequr familjarët e tij, ndërsa atë të Ermira Arapit e kanë marrë prindërit e saj në Lushnjë. Në ceremoni ka qenë edhe bashkëshortja e tij, e lënduar nga vdekja e parakohshme e të shoqit, i cili i la pas dy fëmijë të mitur. Sipas fqinjëve të familjes, bashkëshortja e Dervenit nuk është vënë në dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe as lidhjen me 29­vjeçaren.

Kjo ngjarje e rëndë përveç dy viktimave dhe plagëve të mëdha që shkaktoi tek familjet e tyre, nxjerr një pah një tjetër fenomen, familjet e përçara. Për shkak të kushteve ekonomike, shumë burra shqiptarë detyrohen të lënë gratë e tyre në Shqipëri dhe të largohen për një jetë më të mirë dhe kjo sjellë edhe probleme në jetën e tyre sentimentale nëse lidhja nuk është e konsoliduar. Por, nxjerr në pah edhe një tjetër fenomen negativ, në këtë rast shahet dhe kritikohet ashpër vajza, por shumë pak dënojnë tradhtinë e Drini Dervinit, edhe ai ishte i martuar, me dy fëmijë, edhe ai e tradhtoi gruan, tradhtia nuk njeh gjini, por në Shqipëri femra goditet më shumë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat