Arrestohet 28-vjeçari, goditi me thikë vëllain e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet 28-vjeçari, goditi me thikë vëllain e tij

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:59
Ilustrim

Një 28-vjeçar nga Erseka është vënë në prangat e policisë pasi ka goditur me thikë vëllain e tij.

“Specialistët  e  Seksionit  për  Krimet  në  Komisariatin  e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gjergji  Shkoza, 28 vjeç, banues në Ersekë. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 12.02.2017 në banesë, dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me thikë në dorë vëllain e tij, shtetasin E.Sh,20 vjeç, duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të lehta”, sqaron policia.

Materialet  i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat