Ikje si nëpër filma në Tetovë, arratiset i kërkuari nga policia

Kronikë e zezë

Ikje si nëpër filma në Tetovë, arratiset i kërkuari nga policia

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 16:23
Ilustrim

Mbrëmë në 21:20, pas informacionit paraprak në lidhje me personin N.M (33) nga Tetova i cili kërkohej të vuajë dënimin me burg prej shtatë muajsh, oficerët e policisë kanë shkuar në rr. "Kiro Ristovski Drnc", në të cilën ishte i parkuar automjeti "Ford Focus", pa targa, ku N.M. ka qenë i shtrirë në ulësen e pasagjerit.

N.M. kur heton policinë i mbyll dyert dhe kalon në vendin e vozitësit dhe largohet me shpejtësi të madhe.

Për ta parandaluar ikjen një zyrtatë i policisë gjuan në ajër por i kërkuari me veturën arrin që të largohet në drejtim të panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat