Arrestohet shkupjani me “Kallashnikov”

Kronikë e zezë

Arrestohet shkupjani me “Kallashnikov”

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 17:20
Ilustrim

Personi me inicialet N.S.(23) nga Shkupi dje u arrestua nga policia pasi në veturën e tij është gjetur një pushkë automatike “Kallashnikov”, informojnë nga MPB.

Njësiti policor “Alfa” ka identifikuar të dyshuarin në lagjen “Karposh” tek bulevardi “Ilinden” dhe gjatë bastisjes së veturës është gjetur një pushkë automatike me 23 fishekë në të, pas së cilës ai është arrestuar dhe kundër tij është ngritur padi penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat