Pesë persona vjedhin dy tepihë në Pejë

Kronikë e zezë

Pesë persona vjedhin dy tepihë në Pejë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 11:53
ilustrim

Janë arrestuar pesë (5) meshkuj, pasi që në bashkëveprim kanë vjedhur dy tepih në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar, bën të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar i janë gjetur dhe konfiskuar 28 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë për të cilën është hapur rast.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur  dje në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat