Një shqiptar u arrestua nga policia italiane pas rreth 10 vitesh në arrati.
Në pranga ka përfunduar shqiptari Sokol Elezi, 43 vjeçar, i cili akuzohet për vrasje në tentativë.
Ngjarja për të cilën akuzohet 43-vjeçari ka ndodhur në vitin 2006, i cili ka goditur me një levë në kokë një të ri pranë një ndërtese në Verzuolo, në zonën e Cuneo.
Elezi bashkëpunoi me vëllain e tij, ndërsa konflikti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve të vjetra midis dy familjeve.
I riu u qëllua me plumba në kofshë dhe në bark dhe përfundoi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
43-vjeçari u ndihmua të fshihej nga bashkatdhetar të tij. Ai u gjet në një hotel në Bergamo dhe u përpoq t’i shmangej policisë, por ua arrestua. Ai do të vuaj një burgim prej7 vjet dhe 6 muaj.