Sekuestrohen dy pistoleta në Suharekë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy pistoleta në Suharekë

Nga: B.S Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:24
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të një informate inteligjente se dy qytetarë nga Vraniqi i Suharekës posedojnë armë ilegale, hetuesit policorë kanë kryer veprime të nevojshme operative-hetimore dhe me urdhër të gjykatës kompetente, sot, rreth orës 07:30 minuta i kanë bastisur dy shtëpi.

Në të dy shtëpitë e kontrolluara sipas PK-së janë gjetur nga një pistoletë: njëra Ekol Tuna e kalibrit 8mm dhe tjetra model dhe prodhim i panjohur i kalibrit 7.62mm. dhe disa fishekë.

"Të dyshuarit janë intervistuar në polici dhe më pas janë liruar ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme", thuhet në raportin e PK-së./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat