Ja emrat e dorasit dhe dy viktimave të vrasjes së ndodhur në Vërnicë të Vushtrrisë

Kronikë e zezë

Ja emrat e dorasit dhe dy viktimave të vrasjes së ndodhur në Vërnicë të Vushtrrisë

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 13:18
ilustrim

Një vrasje që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Vushtrri, la të vdekur dy persona.

Media mëson nga burime të sigurta brenda Policisë emrat e dy viktimave dhe autorit që kreu vrasjet.

“Viktima mashkull Jahjush Hajdini, viktima femër Miradije Rrustemi dhe i dyshuari për vrasjet është Florim Sallahu”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se burri kishte vrarë gruan e tij dhe një person tjetër por këtë të fundit në një lokacion tjetër afër fshatit Vërnicë të Vushtrrisë.

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë tashmë gjendet nën arrest, ndërkaq arma me të cilën dyshohet se kreu aktin është konfiskuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat