23-vjeçarja vret bashkëshortin me dru në kokë e më pas vetëhelmohet

Kronikë e zezë

23-vjeçarja vret bashkëshortin me dru në kokë e më pas vetëhelmohet

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 10:56
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Velçan të Pogradecit. Një konflikt mes një çifti të ri ka çuar në vdekjen e tyre. 

Trupat e pajetë të bashkëshortëve E.T, 26 – vjeç dhe F.T, 23 – vjeçe u gjetën rreth orës 00:10 në një kasolle pranë banesës së tyre.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë natës, ata janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri tjetrin.

Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, pikërisht në kasollen e tyre, ku 23 – vjeçarja dyshohet të ketë goditur me dru në kokë bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, e reja dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.

Shkak i këtij konflikti mendohet të kenë qenë motive të dobëta.

Çifti i ri mësohet se kishte dy fëmijë të mitur.

Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia.

Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat