Gruaja vrau burrin dhe më pas veten, vëllai i Erzenit: Ja mesazhi që mora

Kronikë e zezë

Gruaja vrau burrin dhe më pas veten, vëllai i Erzenit: Ja mesazhi që mora

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 16:34
Ilustrim

Një konflikt mes çiftit të bashkëshortëve ka sjellë një tragjedi në një familje në fshatin Velçan të Pogradecit. Në sherr e sipër, Fatbardha Tora, 23 vjeç ka goditur burrin Erzen Tora, 26 vjeç me dru pas koke duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Vëllai i Erzenit, Arnest Tora ka treguar se çifti nuk kishte konflikte apo probleme financiare. Ai tregon se i kanë dërguar një mesazh në celular “Hajde na merr te tokat bujqësore”, vend ku ai i ka kërkuar dhe s’i ka gjetur.

Më pas, Arnesti ka kontrolluar në kasolle dhe i shokuar i ka parë të dy të pajetë ndërsa vajzën 3 vjeç e kishin lënë te fqinja dhe djalin 9-muajsh në banesë.

“Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka shokuar të gjithëve. Çifti nuk kishte probleme mes tyre, as probleme financiare. Jetonin në banesë të vetëm së bashku me dy fëmijët e mitur. Prindërit janë në Amerikë. Dje kam marrë një mesazh në telefon dhe teksti ishte ky: “Hajde na merr tek tokat bujqësore”. Kam shkuar tek tokat por nuk i kam gjetur. Jam kthyer tek banesa e tyre dhe i kam gjetur të dy tek kasollja e vjetër, të pajetë. Vajzën tre vjeç e kishin lënë tek komshija, ndërsa djali 9 muajsh ishte në banesë i vetëm. Nuk e di se çfarë i ka shtyrë për të bërë këtë akt”, shprehet Arnest Tora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat