Arrestohet shkupjani në tentativë për grabitje

Kronikë e zezë

Arrestohet shkupjani në tentativë për grabitje

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 16:53
Ilustrim

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër të dyshuarit B.B. (38) nga Shkupi për vepër penale - "grabitje në përpjekje" dhe "prodhim të paligjshëm, posedim dhe shitje të armëve dhe eksplozivëve", nga ku edhe gjykata i ka caktuar masë parabugimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Siç raportohet i akuzuari veprën e parë penale e ka kryer më 5 janar 2017 rreth orës 1:15 minuta në një shtëpi në rrugën "Aco Shopov" në Karposh, në të cilën ka hyrë nga dera e hapur, ku hetohen nga viktima i cili në tentativë për ta ndaluar, kërcënohet me armë nga ana e të dyshuarit.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, viktima ka arriti tJa marrë armën nga dora, dhe e ka mbajtur peng deri sa ka arritur policia në vendngjarje, ku ka pasuar edhe arrestimi i tij.

Gjatë bisedës informative i dyshuari ka mohuar akuzat.Ekipet policore po inspektojnë armën për të vërtetuar se a është përdorur e njëjta edhe në akte tjera kriminale.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat