Dërgohet në pyll dhe rrihet kumanovari

Kronikë e zezë

Dërgohet në pyll dhe rrihet kumanovari

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 14:10
Ilustrim

Një kumanovar i moshës 27 vjeçare, ka njoftuar policinë se tre persona e kanë sulmuar fizikisht atë në një pyll, transmeton Gazeta Express.

Siç informon policia, të shtunën në ora 17 në stacionin e policisë në Kumanovë, M.B. (27) nga Kumanova ka raportuar se të njëjtë ditë, tre persona kanë ushtruar dhunë kundër tij.

Rreth 12:30 ai ka shkuar te miku i tij dhe pasi është larguar, në afërsi të Qendrës Urgjente ka qenë i ndaluar dhe me dhunë është futur në një taksi nga të lajmëruarit, të cilët pastaj e kanë dërguar në fshatin Proevcë. Nga ku ata e dërgojnë në pyllin më të afërt dhe e sulmojnë fizikish. Pas akti ata largohen në drejtim të panjohur.
 
M.B. ngjarjen e ka lajmëruar në polici përmes telefonit dhe pastaj me mjetin e urgjencës është transferuar në Spitalin Klinik në Kumanovë, ku i është dhënë ndihma e parë. SPB në Kumanovë ka marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat