4 hajdutët shqiptarë dhunojnë dhe lidhin biznesmenin italian dhe shërbëtorët e tij

Kronikë e zezë

4 hajdutët shqiptarë dhunojnë dhe lidhin biznesmenin italian dhe shërbëtorët e tij

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:11
Ilustrim

Një rast i rrallë grabitje me protagonistë “skifterët” shqiptarë është shënuar në Itali.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, 4 shtetas shqiptarë të armatosur me pistoleta, thika dhe armë të ftohta kanë grabitur banesën e një pronari të një hoteli.

Por përpara se të vidhnin banesën, shqiptarët kanë dhunuar biznesmenin dhe shërbëtorët e tij. Ka qenë vetë biznesmeni italian në dëshminë e dhënë para hetuesve që ka treguar momentet e tmerrit.   

Sipas dëshmisë, hajdutët kanë dhunuar shërbëtorin shqiptar që kujdesej për çiftin italian duke e lidhur, ndërsa në ato momente ka  mbërritur pronari së bashku me gruan e tij. 

Pas përleshjes shqiptarët i kanë marrë orën 'Rolex' italianit dhe 1000 euro gruas dhe më pas janë larguar me një makinë të pronarit të banesës.   

Deri tani nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, ndërsa kërkimet vazhdojnë për ti identifikuar dhe arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat