Plagosje me armë zjarri në Durrës

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:52
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në lagjen 18 në qytetin  e Durrësit.

Nga të dhënat e para mësohet se I plagosur ka mbetur shtetasi Durim Cani. Ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes si dhe autori i plagosjes. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, dhe punën për kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat