Duke pastruar gjen një qese me fishekë

Kronikë e zezë

Duke pastruar gjen një qese me fishekë

Nga: B.S Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 11:23
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, punëtor i shërbimit komunal për pastrim ka raportuar se në oborrin e ish-fabrikës së duhanit ka gjetur një qese me fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Turgut Ozal”, në Prizren në orën 11 e 50. Sipas Policisë, ankuesi pasi ka gjetur qesen dhe gjatë tentimit që të njëjtën ta largojë nga qesja kanë rënë disa fishekë.

 Në vendin e ngjarjes njësiti i Ekipit për Deminim të FSK-së kanë larguar në mënyrë të sigurt 77-copë fishekë (kundërajror)./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat