Të shtëna me armë, arrestohet një person në Lupq të Epërm

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë, arrestohet një person në Lupq të Epërm

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Lupq të Epërm të Podujevës pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën ka shtënë me armë zjarri me qëllim të frikësimit.

Policia ka bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse pronë e të dyshuarit me ç’rast në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja ndërsa i dyshuari ka dorëzuar armën pushkë automatike me tetë fishekë.

 Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat