I vrari në Pejë është një 55 vjeçar, i plagosur djali i tij, zbulohen detaje të reja për lidhjet me dorasit

Kronikë e zezë

I vrari në Pejë është një 55 vjeçar, i plagosur djali i tij, zbulohen detaje të reja për lidhjet me dorasit

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 13:35
Pamje nga shtëpia e ku u bë vrasja

(E plotësuar) - Policia e Pejës bën të ditur se është arritur që ta arrestojnë edhe të dyshimtin e dytë dhe është konfiskuar edhe arma tip: “V.B.V Bernardelli” dhe 2 thika me të cilat dyshohet se është kryer vepra.

Viktimat e këtij rasti janë: I.N. (1962) i vdekur  dhe B.N ( 1996) i plagosur jashtë rrezikut për jetë, i cili është liruar nga Spitali pas dhënies se ndihmës mjekësore.

Të dyshuarit  janë: H.A (1996)- i arrestuar në vendin e ngjarjes dhe I.A ( 1961) i arrestuar pas arratisjes së tij nga vendi i ngjarjes.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të Shtetit mbahen në ndalim policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore.

Hetuesit rajonal janë duke bërë përpjekje intensive në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes që gjatë zhvillimit të hetimit të mësohet edhe motivi i kryerjes së kësaj vepre penale.

Zbulohen detaje të reja për lidhjet me dorasit

Media merr vesh se motivet që kanë çuar deri te vrasja e sotme në Pejë, kanë të bëjnë me një borxh parash që kanë pasur mes vete familjarët.

56-vjeçari Brahim Neziri nga fshati Zahaq i Pejës, u dërgua në spitalin e Pejës të premten pa shenja jete, lajmin e ka konfirmuar shefi i repartit të emergjencës, Besnik Ibraj.

Viktima ka pasur një plumb në gjoks, që ka qenë vdekjeprurës dhe është sjellë pa shenja jete në Emergjencen e spitalit rajonal në Pejë. Ndërsa djali i tij ka qenë i plagosur në dorë, i është ofruar ndihma e shpejtë e më pas është liruar nga spitali- ka thënë ndër të tjera, shefi i repartit të emergjencës, Besnik Ibraj.

Lexo edhe këtë: Shokuese, ja arsyeja e vrasjes në Pejë

I dyshuari tjetër për vrasjen në fshatin Zahaq të Pejës, raportohet se po dorëzohet, ndërsa tjetri veç është arrestuar më herër nga policia.

Viktima Brahim Neziri 56 vjeç nga fshati Zahaq , u vra sot rreth orës 12:10, në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë. Vrasja ndodhi para shtëpisë së vrasësve.

Ekipi po qëndron në vendin e ngjarjes, dhe raporton se edhe vrasësit kanë lidhje familjare.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar ndërsa tjetri pritet të dorëzohet.

Express merr vesh se arma me të cilën u vra Brahim Neziri dhe u plagos djali i tij 27-vjeçar është gjetur brenda shtëpisë.

56 vjeçari ishte baba i dy djemve, njëri prej tyre është i plagosur. Mirëpo gjendja shëndetësore e djalit të plagosur (27 vjeçar) është stabile kanë bërë të ditur zyrtarët e Spitalit të Pejës.

I vrari në Pejë është një 55 vjeçar, i plagosur djali i tij

I vrari në Pejë mësohet se është një 55 vjeçar nga fshati Zahaq ndërsa i plagosuri është djali i tij 24 vjeçar.

Media mëson nga burimet në Pejë se personi që dyshohet se ka gjuajtur në dy viktimat është një 16 vjeçar.

Më herët Policia ka konfirmuar se nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth mesditës në rrugën “Besnik Lajçi” I. N ka vdekur ndërsa personi tjetër B,N është plagosur në dorë.

Lexo edhe këtë: I vrari në Pejë është një 55 vjeçar, dyshohet se u vra nga një 16 vjeçar

Po ashtu Policia ka njoftuar se për këtë rast ka arrestuar një të dyshuar ndërsa është në kërkim edhe të një dyshuari tjetër.

Vrasje në Pejë, një i vdekur dhe një i plagosur, policia jep detajet

Policia në Pejë njofton se sot rreth orës 12 e 10 në rrugën “Besnik Lajqi” ka pasur të shtëna me armë zjarri ku nga këto të shtëna një person ka vdekur ndërsa tjetri është plagosur.

Lexo edhe këtë: Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Pejë, një tjetër në kërkim

Sipas Policisë me të marrë informatën  ka dal në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.

“Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për t’u ofruar ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Vrasje në Pejë, një i vdekur dhe një i plagosur

Njësitet  e Policisë kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit  është arrestuar dhe Policia është  në kërkim të dyshuarit tjetër. 

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Pejë.

Para disa minutave ka ndodhur një vrasje në Pejë. Xhevat Ibraj nga policia rajonale në Pejë e ka konfirmuar se dy persona janë plagosur, me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Ibraj ka bërë të ditur se pas pak do të lëshohet një komunikatë me detajet e tjera për këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat