Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Pejë, një tjetër në kërkim

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Pejë, një tjetër në kërkim

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 14:03
Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës përmes një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se sot rreth orës 12:10 në Rr. Besnik Lajqi në Pejë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur 2 (dy) persona: me inicialet  I.N m/k/sh  dhe B.N m/k/sh.

Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes se informacionit menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.

LEXO EDHE; http://www.botasot.info/kronike-e-zeze/659952/vrasje-ne-peje-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur-policia-jep-detajet/

Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për tu ofruar ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet e PK-së kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe jemi në kërkim të dyshuarit tjetër, thuhet në fund të njoftimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat