Vrasje në Francë, shqiptari masakron me thikë kolegun e punës

Kronikë e zezë

Vrasje në Francë, shqiptari masakron me thikë kolegun e punës

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 10:24
Ilustrim

Një kuzhinier italian 30-vjeçar është varë me thikë mbrëmjen e djeshme, brenda restorantit Pulcinella (foto), në rrugën “du Portier”, në Monako të Francës.

Autori i krimit është shqiptari Rikart Nika, 30 vjeç, i cili është dorëzuar disa orë më vonë pas vrasjes te karabinierët e Bordighera-s, komunë në Itali ku edhe banonte. Ai dhe viktima punonin në të njëjtin restorant, ku Nika bënte kamerierin.

Vrasja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por është zbuluar nga policia e Monakos vetëm pas orës 22, pas alarmit të lëshuar nga karabinierët e Bordighera-s, që sapo kishin marrë rrëfimin e Nikës. Marrja e tij në pyetje vijoi deri në orët e vonona të natës, raportojnë mediat italiane.

Motivet e vrasjes mbeten ende për tu zbardhur. Nga raportimet e para, flitet për një sherr banal mes dy kolegëve. Shqiptari ka goditur disa herë me thikë italianin e më pas ja ka mbathur.

Pasi ka shkuar për tu dorëzuar te karabinietër e Bordighera-s, i riu shqiptar, u shfaq i hutuar dhe ra në tokë.

“U zura me një koleg, në restorantin ku punoj. Më pas e godita me thikë. Nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur”, tha ai.

Pa dëshmisë së shqiptarit, karabinierët lajmëruan kolegët e tyre në Francë.

Policia e principatës shkoi në restorant dhe gjeti të pajetë në kuzhinë kuzhinierin italian. Trupi ishte në dysheme, në një pellg gjaku, raportojnë mediat franceze. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat