Vidhen stoli ari, para dhe dy pistoleta në Gostivar

Kronikë e zezë

Vidhen stoli ari, para dhe dy pistoleta në Gostivar

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 12:54
Ilustrim

Në një banesë në bulevardin "Goce Delçev" në Gostivar janë vjedhur para,stoli dhe dy pistoleta që kapin vlerën prej 20 mijë euro.

Sipas zëdhënësit të SPB në Tetovë, Marjan Josifovski,hajnat kanë shfrytëzuar mos prezencën e familjarëve në preiudhën prej ora 7 e 30 minuta deri në ora 16 dhe janë futur në banësën e D.S. (56) ku kanë marrë dy pistoleta të kalibrit 9 dhe 7,65 mm, për të cilat ai ka poseduar leje, 50 mijë denarë dhe shumë stoli nga ari.

Për një javë, kjo është grabitja e dytë në Gostivar. Më parë, në një shtëpi në Gostivari ishtin vjedhur stoli ari që kapnin vlerën e rreth 30 mijë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat