Vrasja në Pejë, një muaj parabugim babait dhe të birit

Kronikë e zezë

Vrasja në Pejë, një muaj parabugim babait dhe të birit

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 16:46
Ilustrim

Dy të dyshuarve për vrasjen e djeshme në Pejë u është caktuar paraburgimi prej një muaji.

30 ditë paraburgim është masa e sigurisë e shqiptuar nga gjykata për dy të dyshuarit e vrasjes dhe plagosjes dje në mesditë në Pejë.

I.A(1961) dhe H.A (1996), të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen e djeshme, dolën sot para Gjykatës Themelore në Pejë për caktim të masës së sigurisë.

Lajmin për caktimin e paraburgimit dy të dyshuarve e bëri të ditur për kallxo gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu.

“30 ditë paraburgim vendimi i gjykatës për dy të dyshuarit me kërkesë të prokurorit të shtetit,” tha Sharaxhiu.

Dje në rrugën “Besnik Lajçi” të Pejës si pasojë e të shtënave me armë zjarri vdiq I.N(1962), ndërsa i plagosur mbeti B.N(1996).

Policia e Pejës dje fillimisht në vend të ngjarjes kishte arrestuar të dyshuarin H.A(1996), kurse pas disa orëve njoftoi se ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë I.A(1961).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat